Kosova nën dominimin e të nxehtit, çfarë pritet pas ditëve përvëluese?

Kosova nën dominimin e të nxehtit, çfarë pritet pas ditëve përvëluese?

Kosova do ta nisë javën me kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

E hëna pritet të karakterizohet nga shumë intervale me diell dhe nxehtësi, ndërsa të njëjtat kushte do të vazhdojnë edhe gjatë së martës. Temperaturat do të shënojnë rritje, duke e bërë këtë periudhë ndër më të nxehtat e javës.

Edhe e mërkura do të jetë kryesisht me diell dhe e nxehtë. Vetëm në zonat e larta malore mund të shfaqen vranësira të pakta dhe kalimtare.

Ndryshimi i parë i motit pritet të vërehet gjatë së enjtes. Rritja e vranësirave konvektive mund të sjellë reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për stuhi të izoluara.

Në përgjithësi, e marta dhe e mërkura pritet të jenë ditët më të nxehta, ndërsa e enjtja sjell një atmosferë më të paqëndrueshme dhe mundësi për reshje lokale.

/Motilokal.com