SHBA dërgon avionin X-37B në hapësirë

SHBA dërgon avionin X-37B në hapësirë

Aeroplani misterioz X-37B i Forcës Hapësinore të SHBA-ve filloi me sukses misionin e tij të gjashtë mister nga Florida.

Avioni hapësinor, është lançuar me anë të raketës Atlas 5 nga Baza Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Avioni hapësinor që bart një satelit eksperimental i quajtur FalconSat-8, do të kryejë misione sekrete dhe eksperimente shkencore në orbitën tokësore.

Në njoftimin e NASA-s thuhet se avioni ka pajisje eksperimentale për të ekzaminuar efektin e rrezatimit në zhvillimin e farave dhe substancave të ndryshme dhe për të testuar rrezet e energjisë të krijuara nga energjia e mikrovalës.

Forcat Ajrore të SHBA dhe Forcat Hapësinore më parë kishin kryer 5 misione me avionët X-37B.

Forcat Hapësinore Amerikane u themelua me udhëzim të presidentit Donald Trump më 20 dhjetor 2019./Motilokal.com