Shpiket byzylyku që parandalon COVID-19

Shpiket byzylyku që parandalon COVID-19

Studiuesit e Institutit Italian të Teknologjisë (IIT) në Gjenova kanë arritur të shpikin një byzylyk që është në gjendje të monitorojë distancën nga një byzylyk tjetër, duke sinjalizuar me dridhje nëse personat afrohen më shumë se distanca e rekomanduar.

Presidentin e Rajonit Giovanni Toti së bashku me drejtorin shkencor të IIT Giorgio Metta dhe studiuesin e institutit përgjegjës për projektin ‘band smartband’ Daniele Pucci prezantuan byzylykun inteligjent.

"Liguria po përgatitet për fazën 2, në fakt nga 18 maj do të rihapet sa më shumë që të jetë e mundur", tha Toti.

“Rrjeti inteligjent është një nga idetë teknologjike mbi të cilat IIT ka punuar me qëllim që të vihet në dispozicion të komunitetit, vendit dhe institucioneve në një moment kompleks siç është ai që ne po përjetojmë”, tha drejtori shkencor i IIT-së, Giorgio Metta.  

”Ky zbulim do të lehtësojë përhapjen e COVID-19, duke sinjalizuar personat të respektojnë distancën e lejuar”, theksoi Metta./Motilokal.com