Nga sot rifillon transporti publik në Prishtinë, këto janë rregullat që duhet ndjekur secili udhëtarë

Nga sot rifillon transporti publik në Prishtinë, këto janë rregullat që duhet ndjekur secili udhëtarë

Nga sot fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar edhe për rregullat që duhet t;i ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.

Ahmeti bëri të ditur se në autobus do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe assesi s’do të lejohet hyrja pa maska.

Ky është njoftimi i plotë:

Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla:

– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20

– nuk lejohet me hy në autobus pa maska

– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë

Autobusët tonë janë gati

#mosdilnipamaska

P.S. Pr 1

/Motilokal.com