Infektologu Valbon Krasniqi: Nuk ka vend për dëshpërim e as për zhgënjim, jemi në rrugë të drejtë

Infektologu Valbon Krasniqi: Nuk ka vend për dëshpërim e as për zhgënjim, jemi në rrugë të drejtë

Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nga nesër nis faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID, kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët që kanë treguar disiplinë.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, duhen ende të mbrohemi dhe s’ka vend për dëshpërim e as për zhgënjim.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim.

Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë.

Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar./Motilokal.com