Edhe nesër mot i ngrohtë, të martën dhe mërkurën priten shtrëngata me reshje shiu

Edhe nesër mot i ngrohtë, të martën dhe mërkurën priten shtrëngata me reshje shiu

Fillimi i javës mbetet me mot shumë të ngrohtë. Të martën dhe mërkurën priten erëra dhe shtrëngata me shi, ndërsa nga e mërkura edhe rënie të temperaturave.

Dita e hënë do të mbajë mot të ngrohtë, kryesisht me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të verilindjes.

E marta pritet mbajë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 28 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të juglindjes.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes. /Motilokal.com