Ditëve me vranësira dhe me zagushi pritet të ju vije fundi gjatë javës së ardhshme. Nga dita e marte e deri të enjten priten reshje shiu në formë shtrëngatash me rrufe e breshër.
Dita e hënë do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 23 deri në 30 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriut dhe veriperëndimit.
Edhe e marta do të jetë mot me vranësira kur priten të nisin edhe reshjet e shiut. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 26 °C. /Motilokal.com
