Stina e nxehtë, ja si të kujdesemi për shëndetin në temperaturat e larta

Stina e nxehtë, ja si të kujdesemi për shëndetin në temperaturat e larta

Ngritja e shpejtë e temperaturave, përveç që na vështirëson jetën e përditshme, gjithashtu paraqet edhe rrezik për shëndetin.

Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet. Sportistët ambiciozë, amatorë, madje edhe ata profesionistë janë të pambrojtur ndaj dëmtimeve të nxehtësisë. Këtu hyjnë çrregullime të përshtatjes së temperaturës (goditja nga dielli dhe nga nxehtësia), mungesë lëngjesh dhe elektrolitesh si rezultat i djersitjes së madhe (ngërçe nxehtësie nga nxehtësia) si dhe çrregullime funksionimi të kushtëzuara nga enët e gjakut në të cilat shfaqet një rënie kritike e presionit të gjakut (kolaps nxehtësie).

Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësive të mëdha, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët! Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje. Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia. Larja në det pse pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup. Le të pijë vazhdimisht ujë fëmija juaj, ndërsa po ashtu rregullisht përdorni edhe kremin për rrezitje.

Çfarë duhet të bëni që të mbroni shëndetin nga temperaturat e larta?

Ja disa këshilla se si të freskoheni dhe të kënaqeni në temperaturat e verës.

▪Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.

▪Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

▪Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

▪Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë 25 deri në 27 °C.

▪Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

▪Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

▪Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

▪Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

▪Ruajini ushqimet në frigorifer.

▪Shmangni ngrënien e ushqimeve të nxehta apo pikante./Motilokal.com