I nxehti ekstrem, në Greqi temperatura mbi 40 gradë Celsius

I nxehti ekstrem, në Greqi temperatura mbi 40 gradë Celsius

I nxehti nga Afrika e Veriut ka përfshirë disa pjesë të Europës. Temperaturat ekstremisht të larta, për këtë kohë të stinës së pranverës janë regjistruar në Greqi.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr sot në disa zona temperatura kanë arritur deri në mbi 40 gradë Celsius.

Devijimi nga temperaturat mesatare për sezonin pritet të kalojë 10 gradë Celsius dhe do të jetë më i madhi i regjistruar në të gjithë planetin në ditët në vijim.

Temperatura shumë të larta janë regjistruar tashmë në Mesdheun Lindor në periudhën e dytë 10-ditore të majit.

Sidoqoftë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi indeksi UV do të jetë jashtëzakonisht i lartë për sezonin, për faktin se ditët e fundit përqendrimi i ozonit (i cili vepron si mburojë mbrojtëse kundër rrezatimit ultravjollcë) ka rënë në nivele shumë të ulëta për momentin.

Masat e ngrohta ajrore do të qëndrojnë mbi Greqi deri të hënën, kur ato do të fillojnë të lëvizin drejt lindjes./Motilokal.com