Qeveria italiane ka nënshkruar dekretin që lejon udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 3 Qershor si një masë për lehtësimin e karantinës.
Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusim me vigjilencë masat duke iu ruajtur një vale të dytë vrasëse të pandemisë.
Gjithashtu mësohet se do të lejohet edhe udhëtimi brenda rajoneve, që deri më tani është shumë i ndaluar.
Italia është një prej vendeve me numrin më të madh të viktimave në botë. Megjithatë infektimet kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Më shumë se 31 600 njerëz kanë vdekur nga virusi në vend, vendi i tretë më i lartë pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe./Motilokal.com
