Konfirmohen edhe 29 raste të reja të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen edhe 29 raste të reja të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 6 pacientë të rikuperuar në: Shtip-1,Veles-3,Gostivar-1 dhe Koçanë-1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 349 testime dhe janë konfirmuar 29 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-9, Prilep-6,Kumanovë-1, Tetovë-5, Strugë-2, Veles-2, Manastir-2 dhe Ohër-2.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1723, numri i pacientëve të rikuperuar është 1235, numri i të ndjerëve është 95 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 393 dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:

• Shkup – 588 aktiv 138

• Kumanovë – 411 aktive 47

• Dibër – 51 aktive 0

• Shtip-35 aktiv 0

• Prilep - 190 aktiv 62

•Tetovë – 126 aktiv 63

• Strugë – 69 aktiv 6

• Veles – 111 aktiv 49

• Manastir –25 aktiv 6

• Ohër –17 aktiv 2

• Kavadari – 5aktiv 1

• Gostivar -19 aktiv 3

• Gjevgjeli – 4 aktiv 0

• Strumicë – 2 aktiv 0

• Kriva Palankë – 6 aktive 2

• Radovish – 4 aktiv 0

• Krushevë – 3 aktiv 0

• Koçanë – 31 aktiv 5

• Probishtip – 2 aktiv 0

• Kërçovë – 2 aktiv 0

• Negotinë - 9 aktiv 5 (7 persona të infektuar në Njësin Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

• Demir Hisar – 1 aktiv 0

• Makedonski Brod – 2 aktiv 0

• Pehçevë – 3 aktiv 1

• Delçevë - 1 aktiv 0

• Valandovë - 1 aktive 1

• Vinicë – 2 aktiv 0

• Kratovë - 2 aktiv 2

• Berovë - 1 aktiv 1

349 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-211, Fakultetit të Veterinarisë- 27, Avicena – 17, Biotek-34, Filip i Dytë (Zhan Mitrev) – 33, Sistina me metodë PCR –10 dhe MANU -17. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 20088 testime për Covid-19.

Në 24 orët e kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, janë pranuar 5 pacientë të rinj dhe gjithsej janë të hospitalizuar 42 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 20 pacientë dhe 3 pacientë janë në ventilim mekanik .

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator” 11 pacientë të rinj u pranuan, dhe gjithsej janë të hospitalizuar 27 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 4 pacientë dhe 3 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.

Në Spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 3 pacientë dhe gjendja e 2 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak.

Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 6 pacientë , dhe nuk kemi pacientë në mjekim shtëpiak .

Në departamentet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep janë të hospitalizuar gjithsej 49 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19./Motilokal.com