Nga e hëna do të rihapen këto biznese

Nga e hëna do të rihapen këto biznese

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media lidhur masat që do të ndërmerren pas datës 18 maj, kur edhe kalohet në fazën e dytë, varësisht nga gjendja epidemiologjike.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti tha se lëvizja e qytetarëve e ndihmon lëvizjen e virusit, deri këtu asgjë nuk ka ndryshuar. “Fatkeqësisht, në mungesë të një vaksine ne duhet që vetë të kujdesemi maksimalisht që të luftojmë virusin corona, duke mbajtur maska dhe duke mbajtur distancën fizike deri në dy metra nga njëri-tjetri”, theksoi kryeministri në detyrë Kurti.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se faza e dytë nënkupton hapje edhe më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve, e që nënkupton edhe mundësi më të madhe të infektimit. Prandaj edhe duhet të shtojmë dyfish kujdesin.

Nga e hëna do të rihapen këto biznese: floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, merre me vete, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban – me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike – me lista të stafit esencial, si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

“Mirëpo, për shkak se rreziku ende nuk ka kaluar, do të vazhdojmë edhe në fazën e dytë me një orar të kufizuar të lëvizjes, por me një orë shtesë për qytetarët. Çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të kartës së identitetit. Orari do të publikohet paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti./Motilokal.com