Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Xhuxhë në pyllin me pisha të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë. Flakët vijojnë të jenë të përmasave të mëdha të favorizuara dhe nga era e fortë. Ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është shumë e vështirë pasi terreni është i thyer, ka njoftuar bashkia Mirditë.
Sipas njoftimi bëhet e ditur se zjarri vazhdon të jetë me përmasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 hektarë dhe era e fortë ka bërë që situata të jetë e vështirë. Zjarri është në lartësi malore në terren të thyera, ku është shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.
“Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i afrohet një kompleksi blegtoral, të cilët janë evakuuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagëtive”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe ndërhyrje nga ajri për momentin është e vështirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegullës./Motilokal.com
