OKB paralajmëron për krizë globale të shëndetit mendor si shkak i pandemisë së koronavirusit

OKB paralajmëron për krizë globale të shëndetit mendor si shkak i pandemisë së koronavirusit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë spektër të gjerë të sëmundjeve psikologjike dhe ju bëri thirrje shteteve ta kyçin shëndetin mental dhe problemet psikosociale në planin e tyre për luftë kundër COVID-19

"Edhe kur pandemia është vënë nën kontroll, pikëllimi, ankthi dhe depresioni do të vazhdojnë të prekin njerëzit dhe komunitetet", tha ai në një mesazh.

"Shërbimet e shëndetit mendor janë një pjesë thelbësore e të gjitha përgjigjeve të qeverisë ndaj COVID-19. Ato duhet të zgjerohen dhe të financohen plotësisht", tha Guterres.

Ai tha se pandemia ka rritur ndikimin e vuajtjeve psikologjike, duke përfshirë hidhërimin për humbjen e të dashurve, tronditjen ndaj humbjeve të vendeve të punës, izolimin dhe frikën për të ardhmen.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor, të moshuarit, adoleshentët, ata me gjendje të shëndetit mendor para-ekzistues dhe ata të kapur në konflikt janë më të rrezikuar nga stresi mendor./Motilokal.com