Astronomja kosovare sjell pamje të Supernovës

Astronomja kosovare sjell pamje të Supernovës

Astronomja e njohur kosovare, Pranvera Hyeseni vazhdon të sjell pamje mahnitëse të qiellit.

Ajo këtë herë ka kapur pamje të supernovës SN 2020jfo, e cila u zbulua me 6 maj të këtij viti.

Astronomja njoftoi se supernovat janë shpërthime të fuqishme të yjeve dhe mund të ndriçojnë më shumë se të gjitha yjet tjera që formojnë galaktikën ku ato ndodhen.

“2020jfo ndodhet në një galaktikë spirale e njohur si Messier 61, e cila ka përmasat afërsisht të njejta me galaktikën tonë. Galaktika M61 ndodhet rreth 53 milion vite dritë larg në yjësinë e Virgjëreshës. Deri më tani, 8 supernova janë vërejtur në M61, duke e bërë atë një nga galaktikat më aktive për supernova”, ka shkruar Pranvera në facebook.

Ajo bëri të ditur se ky imazh është bërë i mundur nëpërmjet një teleskopi 17 inç nga hemisfera jugore, me 14 Maj 2020./Motilokal.com