Një breshkë e madhe e llojit garrata ka dalë në breg të detit në afërsi të Rezidencës Qeveritare në Durrës.
Kanë qenë disa banorë ata që kanë mundur të fotografojnë breshkën gjigante. Banorët theksuan se breshka ishte e gjallë, të cilën peshkatarët e kanë pastruar atë dhe e kanë rihedhur sërish në det.
Kujtojmë se një breshkë e tillë gjatë muajit prill, kishte renë në ujërat e peshkatarëve të zonës së Porto Romanos. Gjiri i Lalëzit dhe Patoku janë habitate të zhvillimit natyral të kësaj lloj breshke./Motilokal.com

