Nga sonte në Kosovë do të depërtojnë vranësira, të cilat mund të shoqërohen edhe me ndonjë rigë lokale shiu.
Dita e hënë do të mbajë mot të ngrohtë, kryesisht kthjellë paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.
E marta pritet mbajë kryesisht me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.
E mërkura do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 27 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com
