Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira te pjesshme, me mundësi edhe të reshjeve të shiut.
Dita e hënë do të mbajë paradite me mot të kthjellët ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 26 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Në orët e para të ditës së marte do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të kemi mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.
E mërkura do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 21 deri në 28 °C. /Motilokal.com
