Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të karakterizohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Sot në orët e para të ditës do të mbajë mot i kthjellët, ndërsa pasdite me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriut.
Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 23 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.
Ndërsa të dielën do të kemi mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 24 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com
