Diell dhe pjesërisht me re, ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë në Shqipëri

Diell dhe pjesërisht me re, ky është parashikimi i motit për këtë fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe me vranësira te pjesshme.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 21 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Ndërsa të shtunën do të kemi mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 22 °C.

E diela do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 22 °C. /Motilokal.com