Aeroporti i Romës i pari në Evropë që do të përdorë ‘helmetat e mençura’ për matjen e temperaturës së pasagjerëve

Aeroporti i Romës i pari në Evropë që do të përdorë ‘helmetat e mençura’ për matjen e temperaturës së pasagjerëve

Aeroporti ndërkombëtar i Romës, Fiumicino është bërë aeroporti i parë në Evropë që do të përdorë termoskanerë apo “helmeta të mençura” për matjen e temperaturës së pasagjerëve dhe stafit për simptoma të mundshme me COVID-19, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Aeroporti thotë se helmetat e teknologjisë së lartë, që do të përdorën nga zyrtarët e autorizuar të aeroportit, janë të afta të kontrollojnë temperaturat e trupit, në një distancë.

Fiumicino, i njohur gjithashtu si aeroporti Leonardo da Vinci, aktualisht kanë në posedim tri prej këtyre helmetave të cilat do të përdoren nga stafi për matjen e temperaturës trupore të pasagjerëve nëpër terminale, në një distancë prej shtatë metrave

Sipas njoftimit të aeroportit në rast se pajisja identifikon një person që ka temperaturë të lartë, ata do të informohen menjëherë dhe do të ftohen të bëjnë kontrollin mjekësor.

“Helmeta e mençur” është pjesë e masave të planit të aeroportit Fiumicino që ka për qëllim normalizimin e trafikut ajror në një periudhë sa më të shkurtër kohore, duke siguruar pasagjerët se do të jenë të shëndetshëm gjatë udhëtimit.

Aeroporti thotë se ka ri-organizuar hapësirat e tij në përputhje me masat e distancimit shoqëror dhe ka vënë në dispozicion dezinfektuesin e duarve dhe maskave.

Fiumicino do të ketë gjithsej 90 skanues termik në operim për "garantimin e kushteve maksimale të sigurisë dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve"./Motilokal.com