Italia do të goditet nga një valë e dytë koronavirusi që do të jetë më vdekjeprurëse pas lehtësimit të masave të izolimit, sipas një raporti të Imperial College London.
Studiuesit modeluan se si do të përhapet virusi në tre skenarë - nëse Italia do të vijojë të qëndrojë në karantinë, nëse do të kthehet me 20 për qind në normalitet dhe nëse do të kthehet me 40 për qind në normalitet, shkruan Daily Mail.
Sipas këtij raporti nëse italianët ktheheshin në vetëm 20 për qind të rutinës së tyre normale, kjo do të shkaktonte një rritje të vdekjeve më të mëdha se vala e parë, e cila deri më tani ka vrarë 30,000 njerëz. Një kthim me 40% do të sillte rreth 23 000 viktima më shumë për dy muajt e ardhshëm.
Studiuesit pranojnë se parashikimet e tyre janë pesimiste pasi ato nuk ndikojnë në masat parandaluese.
Por ata thonë se gjetjet e tyre nxjerrin në pah nevojën për aplikacione për gjurmimin e kontakteve, distancimin shoqëror dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave.
Italia tashmë ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave.
Miliona italianë tashmë lejohen të kthehen në punë, të dalin në parqe për vrap, dhe të takojnë të afërm./Motilokal.com
