59 vjet nga fluturimi i amerikanit të parë në hapësirë

59 vjet nga fluturimi i amerikanit të parë në hapësirë

Më 5 maj të vitit 1961, astronauti i NASA-s Alan Shepard u bë i pari amerikan që udhëtoi në hapësirë, pas vetëm dy vjetësh kur ishte bërë astronaut.

Ai kreu një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar një rrotullim jo të plotë përreth Tokës me kapsulën, të cilin e pagëzoi Freedom 7.

Ky ishte fluturimi i parë i drejtuar nga Projekti Mercury, të cilin NASA e krijoi për të vendosur astronautët në orbitë. Shepard u nis vetëm tre javë pasi Bashkimi Sovjetik nisi personin e parë në orbitë.

Lansimi i Sputnik tronditi Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin frikë nga një hendek teknologjik me rivalin Bashkimin Sovjetik dhe filluan të rindërtojnë shkencën dhe arsimin inxhinierik të vendit, ku një vit më vonë edhe krijuan agjencinë amerikane të hapësirës NASA./Motilokal.com