IKSHPK: Vaksinoni fëmijët sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse

IKSHPK: Vaksinoni fëmijët sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.

IKSHPK sqaron se nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale.

“Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thotë IKSHPK./Motilokal.com