Nuk ka mjaftuar koronavirusi nga Azia që Shtetet e Bashkuar të Amerikës po përballën e tash e një kohë duke regjistruar edhe vdekjet më të larta në botë. SHBA tashmë po goditen edhe nga një insekt nga i njëjti kontinenti.
Të njohur si grerëzat vdekjeprurëse nga Azia, të cilat kanë një madhësi prej pesë centimetra, së fundmi janë shfaqur SHBA. Për ketë kanë paralajmëruar shkencëtarët amerikanë, të cilët janë të shqetësuar që këto specie janë të pranishme në SHBA.
Shkencëtarët kujtojnë se në Japoni, çdo vit, 50 njerëz vriten prek pickimit të tyre.
Këta grerëza kanë sy si Spider-man, me vija portokalli dhe të zeza që shtrihen poshtë trupit si në një tigër, dhe krahët si një dragua i vogël.
Ky insekt agresiv, i quajtur “vrasësi i tmerrshëm”, mund të shkatërrojë dhe një koshere të tërë bletësh në pak orë.
Zyrtarët shtetëror të bujqësisë në Uashington u kanë kërkuar bletarëve dhe banorëve të raportojnë çdo kontakt me këta lloj të grerëzave. Ata than se këta mund të depërtojnë edhe kostum e bletarisë./Motilokal.com
