18 të shëruar dhe 11 raste të reja me COVID-19 – arrin në 851 numri i të prekurve në Kosovë

18 të shëruar dhe 11 raste të reja me COVID-19 – arrin në 851 numri i të prekurve në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në një komunikatë për media ka konfirmuar se janë shëruar 18 pacientë me koronavirus dhe janë regjistruar edhe 11 raste të reja, duke çuar në 851 numrin e të infektuarve në Kosovë.

“Sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).

“Gjatë javës së fundit (26 prill deri më 02 maj 2020) janë raportuar rastet pozitive, të shëruara dhe rastet e vdekjes sipas të gjitha komunave në Republikën e Kosovës: Ferizaj (56 raste të shëruara), Malishevë (3 raste pozitive dhe 3 të shëruar), Prizren (25 raste pozitive dhe 15 të shëruar), Pejë (24 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes), Prishtinë (1 rast pozitiv dhe 29 të shëruar), Viti (4 raste pozitive dhe 16 të shëruar), Gjilan (5 raste të shëruara dhe 1 rast i vdekjes), Kamenicë (5 raste pozitive dhe 14 të shëruar), Suharekë (3 raste pozitive dhe 9 të shëruar), Mitrovicë e veriut (8 raste pozitive, 8 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Vushtrri (15 raste të shëruara), Zveçan (3 raste pozitive dhe 7 të shëruar), Rahovec (5 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Zubin Potok (2 raste pozitive, 10 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Shtime (2 raste pozitive), Gjakovë (4 të shëruar), Leposaviq (4 raste pozitive, 3 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Podujevë (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Fushë Kosovë (3 raste të shëruara), Hani i Elezit (6 të shëruar), Kaçanik (5 raste pozitive), Skenderaj (5 raste të shëruar), Klinë (1 rast i shëruar), Deçan (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Dragash (1 rast pozitiv), Drenas (1 i shëruar) dhe Mitrovicë (6 raste pozitive)”, bën të ditur IKSHPK.

Lajmi i mirë është se sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes”, theksohet në kumtesë.

IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.537.173 raste të COVID-19 dhe 246.950 raste të vdekjes./Motilokal.com

No photo description available.