Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe herë pas here të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë edhe intervale me kthjellime. Në veriperëndim, perëndim, pjesërisht në zonat qendrore dhe në skajin jugor, gjatë mëngjesit deri rreth mesditës, priten reshje të dobëta shiu, lokale. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të ketë mjegull në zonat luginore.
Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.
Ditën e diel parashikohet mot i ndryshueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

/Motilokal.com


