IKSHPK publikon të dhënat e fundit për ujin e pijshëm

IKSHPK publikon të dhënat e fundit për ujin e pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë vendin.

Sipas rezultateve të analizave të datës 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit dhe Gjakovës.

Ndryshime janë evidentuar në rajonet e Gjilanit dhe Pejës.

Në rajonin e Gjilanit, në zonën e Kamenicës, konkretisht në Stacionin nr. 1 dhe Besa Center, uji është brenda standardeve të lejuara për pije. Ndërsa në Stacionin e pompimit nr. 2, në Bahqje dhe në fshatin Berivojcë, janë regjistruar vlera të rritura të nitrateve mbi kufijtë e lejuar, për çka uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.

Në rajonin e Pejës, në qytetin e Pejës, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Përjashtim bën Komuna e Klinës, ku në rrjetin nga puset dhe në rrjetin nga burimi Jarinë, për shkak të vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

IKSHPK njofton se monitorimi do të vazhdojë dhe qytetarët do të informohen me kohë për çdo ndryshim të situatës.


/Motilokal.com