Pastrohet bregdeti i Velipojës pas vërshimit të lumenjve

Pastrohet bregdeti i Velipojës pas vërshimit të lumenjve

Punonjësit e shërbimeve publike janë angazhuar në pastrimin e mbetjeve në plazhin e Velipojës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë pamje nga aksioni në bregdet, duke theksuar se fundjava do ta gjejë plazhin gati për pushuesit, edhe gjatë dimrit.

Si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve të lumenjve gjatë ditëve të fundit, në bregdet kanë përfunduar mbetje të ndryshme. Për këtë arsye, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër kanë nisur pastrimin dhe rikthimin e zonës në gjendjen e duhur.

Bashkia bën të ditur se aksionet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare do të vijojnë edhe në muajt në vazhdim, në prag të sezonit veror, me synimin që Velipoja të jetë e pastër dhe mikpritëse për qytetarët dhe turistët.


/Motilokal.com