Vitia njofton për masat e reja, nga 4 maji qytetarët lëvizin më shumë dhe do të ketë hapje të bizneseve

Vitia njofton për masat e reja, nga 4 maji qytetarët lëvizin më shumë dhe do të ketë hapje të bizneseve

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Heqja e kufizimeve do të bëhet në tri faza. Faza e parë nga 4 maj  deri në 18 maj. Do të zgjerohet  orari i lëvizjes nga 1.5 në tri orë, njëra paradite njëra pasdite. Gjithashtu hapim këto pjesë të  ekonomisë: Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia me pakicë, zyret konsulencës, dhe orari, ndërkaq lista e veprimtarive do të publikohet”, ka thënë ai.

Faza e parë përfshin periudhë nga 4 maj deri 18 maj dhe gjatë kësaj kohe do të hapen bizneset si; ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve, pjesërisht, tregtia me pakicës, pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe i orendive, zyrat e konsulencës

Faza e dytë, fillon nga 18 maj deri më 2 qershor dhe të fillojë operimi i bizneseve si; tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

Kurse faza e tretë hynë në fuqi më 2 qershor – deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Ministri në detyrë ka thënë se virusi nuk duhet të injorohet.

“Përkundër progresit, nuk e kemi zhdukur virusin. Nuk do të kemi situatë normale këtë vit dhe sa më parë që e kuptojmë këtë, do të jetë më e lehtë që ta kalojmë sa më shpejt. Nuk do të ketë ditëlindje me miq, fejesa e martesa e ndoshta e as ceremoni mortore. Vit i distancës prej 2 metra, i dorëzave dhe maskave”, ka thënë Vitia para gazetarëve.

Masat do të lehtësohen, ka thënë Vitia varësisht prej rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas tij, nga 4 maji qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, nga 1.5 orë në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite.

“Arritëm që ta ulim përqindjen e të infektuarve. Falë kësaj, tash mund të zbusim këto masa. Do të kemi ditë të mira me më pak të infektuar ashtu si do të kemi të vështira me më shumë të infektuar, por mbesim me shpresë që masat e reja do të na çojnë përpara e jo mbrapa”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia prezantoi edhe masat e reja:

Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza

FAZA 1 – 4 maj deri 18 maj

Ndërtimtaria dhe patundshmëria

Tregtia e automjeteve, pjesërisht

Tregtia me pakicës, pjesërisht

Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

Zyrat e konsulencës

FAZA 2 18 maj – 2 qershor

Tregtia me pakicë

Dentistët dhe fizioterapeutët

Floktarët dhe sallonet e ondulimit

Tregu i gjelbër

Gastronomia

Transporti hekurudhor

Transporti urban dhe ndërurban

Qendrat e thirrjeve

FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës

Transporti urban dhe ndërurban

Taksitë

Gastronomia

Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

Hapja e kinemave

Hapja e teatrove

Hapja selektive e aktiviteteve sportive

Lirohen masat po varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së./Motilokal.com

Image may contain: text