Fotografi i njohur nga Kamenica, Arian Mavriqi, i cili më shumë shquhet për fotografimin e jetës së egër dhe më pak të për bukuritë e natyrës.
Por ai këtë herë sjell një super fotografi të realizuar në fshatin Koretinë të Kamenicës, e cila është krahasuar me foton e famshme të Windows XP, ku edhe faqja zyrtare Microsoftit e ka komentuar.
Pas publikimit fotoja bëri xhiron në rrjetet sociale në Kosovë, duke bërë që edhe disa ambasada ta shpërndajnë këtë pamje mahnitëse./Motilokal.com
