Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja me koronavirus, shkon në 773 numri i të prekurve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja me koronavirus, shkon në 773 numri i të prekurve në Shqipëri

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, në një konferencë për media ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Ajo theksoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

“Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, tha Dervishi.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia
Të prekur
Të shëruar
Tiranë
320
207
Shkodër
110
74
Krujë
105
11
Durrës
42
38
Fier
37
32
Kurbin
31
3
Korçë
19
19
Elbasan
18
15
Kukës
18
10
Lezhë
14
14
Has
14
12
Kavajë
9
9
Lushnjë
7
4
Vlorë
5
4
Pukë
5
4
Mirditë
5
3
Rrogozhinë
4
4
Tropojë
4
4
Berat
4
2
Mallakastër
1
1
Mat
1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Motilokal.com