Folezimi i pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta - Regjistrohen 85 çifte, shifra më e lartë në 40 vite

Folezimi i pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta - Regjistrohen 85 çifte, shifra më e lartë në 40 vite

Sezoni i folezimit të pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus) në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta po përfundon. Kolonia regjistroi në vitin 2020, plot 85 çifte, shifra më e lartë në këto 40 vitet e fundit.

Kolonia është e ndarë në tri nën koloni të vogla, dhe po prodhon rreth 65 të vegjël të aftë për të fluturuar.

Image may contain: bird, sky and outdoor

AOS Albania bën të ditur se monitorimi po tregon se numri i çifteve varet fortësisht nga disa faktorë: hapësira për riprodhim krijuar nga përpjekjet e përbashkëta të Administratës së Parkut, AOS dhe përfaqësues të Noe Foundation, ruajtja e kolonisë, kryesisht gjatë natës, për të shmangur shqetësimin me natyrë njerëzore.

Image may contain: sky, outdoor, nature and water

Më tej AOS Albania thotë se suksesi i riprodhimit ndikohet po ashtu pozitivisht nga masat e mësipërme, ne presim që ai të jetë më i lartë duke lënë hapësira për disa hipoteza të mundshme që rendisin si faktorë kufizues grabitqaritetin dhe kapacitetet ushqyese.

Image may contain: sky, plant, outdoor, nature and water

AOS Albania njofton se grabitqariteti përflitet shpesh si faktor kufizues por mbetet ende i paprovuar në rastin tonë. Ndrëkaq, mungesa e ushqimit është vërtetuar nga studime të mëparshme të kolegëve të huaj si një faktor i rëndësishëm kufizues në ekosistemet lagunore sikurse mund të jetë rasti për Divjakë-Karavastanë.

Image may contain: outdoor and nature

Në sezonet në vijim, puna jonë do të fokusohet pikërisht në shqyrtimin e mëtejshëm të këtyre hipotezave gjë që do të na japë mundësinë të kuptojmë se cilat janë kapacitetet e sotme mbajtëse të kolonisë së Pelikanit kacurrel në kompleksin ligatinor Divjakë-Karavasta. Kjo do të ndihmojë në përcaktimin se cfarë masash menaxhuese duhet të ndërmerren në vitet e ardhshme./Motilokal.com

Image may contain: sky, outdoor, nature and water