Peshkatarët në një ishull të Tajlandës filmuan disa delfinë të rrallë me ngjyrë rozë, për të cilët shkencëtarët thonë se po bëhen më të guximshëm në mungesë të turistëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Pamjet tregojnë tre delfinë rozë që notojnë afër një varke peshkimi në ujërat e qeta në Koh Pha Ngan, një ishull në Tajlandën juglindore.
"Më bëri shumë përshtypje sepse nuk e imagjinoja kurrë se do të arrij të shoh delfinë rozë", tha peshkatari Chaiyot Saedan.
Delfinët rozë të Tajlandës janë një specie e renditur si e prekshme nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Ka rreth 150 prej këtyre delfinëve rozë që jetojnë rreth Gjirit të Tajlandës, sipas Kongkiat Kittiwatanawong, drejtori i Qendrës Biologjike Detare Phuket.
"Për shkak të trafikut të mbyllur detar nga koronavirusi, delfinët tani kanë një habitat më të rehatshëm, dhe kjo është arsyeja pse ata priren të shfaqen më shumë", i tha Kongkiat Reuters.
Turizmi në Tajlandë ka rënë më shumë se 76 për qind nga një vit më parë, pasi vendi u godit nga shpërthimi i koronavirusit./Motilokal.com
