Shkencëtarët e Oksfordit: Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në shtator

Shkencëtarët e Oksfordit: Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në shtator

Në garën globale për të zbuluar një vaksinë kundër virusit COVID-19, Universiteti i Oksfordit si duket është një hap para për të zhvilluar një vaksinë. Testimi tek njerëzit tashmë është duke u zhvilluar, dhe shkencëtarët thonë se ata janë duke shpresuar se kjo vaksinë do të jetë në dispozicion deri në shtator.

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Shkencëtarët po planifikojnë të bëjnë masiv testimin e tyre brenda pak më shumë se një muaji, një kornizë kohore që aktualisht është më e shpejtë krahasuar me përpjekjet e tjera të zhvillimit të vaksinave.

Ata po ashtu po planifikojnë të testojnë vaksinat e tyre tek më shumë se 6,000 njerëz deri në fund të majit. Ekipi në Oksford tha se qëllimi i tyre është të prodhojnë një milion doza të vaksinës, nëse rezultojnë efektive, deri në shtator – muaj përpara një afati kohor standard prej 12-18 muajsh të cituar vazhdimisht nga profesionistë të shëndetit në të gjithë botën.

Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit të programit, tha se ajo është “80% e sigurt” se vaksina do të funksionojë.

Italiania Elisa Granato ishte vullnetarja e parë që morri vaksinën e Universitetit të Oksfordit më 23 prill dhe deri tani nuk ka patur efekte anësore

Bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj, onkologu Edward O'Neill

Vaksina nuk përmban COVID-19, por ka vetëm një pjesë të vogël të gjenomit të saj të futur në një virus të ndryshëm dhe jo të dëmshëm. Kjo parandalon përhapjen e tij, por mund të aktivizojë potencialisht sistemin imunitar dhe kështu të mbrojë kundër koronavirusit.

Duke mos humbur kohë, prodhuesi më i madh i barnave në botë, me qendër në Indi, do të fillojë prodhimin e miliona vaksinave të Oksfordit deri në muajin e ardhshëm, madje edhe para se të provohet se si funksionon./Motilokal.com