Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me COVID-19 pozitivë.
28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Infektologia Sadije Nimani në raportin për ditën e sotme thotë se në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
“Sot nga klinika do të lirohen 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19”, theksoi infektologia Nimani./Motilokal.com
