Moti në Kosovë, i vranët me shi dhe shkarkime rrufesh

Moti në Kosovë, i vranët me shi dhe shkarkime rrufesh

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me bubullimë.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jugperëndimit.

E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët në orët e para të ditës, kurse pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit./Motilokal.com