Moti sot në vendin tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme që do të mbajë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugut.
Dita e enjte do të jetë paradite me mot pothuajse të kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindjes dhe juglindjes. /Motilokal.com
