Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka treguar se duke filluar nga data 4 maji do të fillojë relaksimi i masave kufizuese.
Vitia në emisionin “Rubikon” theksoi se nga 4 maji nuk do të hiqet tërësisht kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ata do të kenë të drejtë të qarkullojnë tri orë në ditë.
“Kjo është duke u diskutuar dhe mendojmë që ta bëjmë dy herë nga 90 minuta dhe njëra të bëhet nga ora 10:00 deri në 16:00 për shërbimet e nevojshme. Do të kenë mundësitë të dalin dy herë në ditë, ku njëra nga herët do të jetë në këtë orar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rotacion”, deklaroi Vitia.
Vitia tha se gjatë periudhës së fazës së parë që është nga 4 maj deri më 18 maj krahas lehtësimit të masave janë edhe protokollet tash e tutje, veçanërisht për bizneset që do të hapen.
“Disa biznese që ndikojnë drejtpërdrejtë te jeta e qytetarëve siç është ndërtimtaria, por edhe aty do të ketë shumë protokolle që tashmë janë hartuar. Sipas tyre distanca fizike dhe masakat do të jenë të obligueshme”, u shpreh Vitia.
"Ndërsa në fazën e dytë kemi vendosur që liria e lëvizjes së qytetarëve do të vendoset nga rekomandimi i IKSHPK-së”, ka thënë ai.
Ministri Vitia u bëri thirrje që qytetarët të mos relaksohen nga lirimi i masave por të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet e Ministrisë./Motilokal.com
