Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka ndryshuar listën e simptomave që lidhen me koronavirusin e ri.
Ethet, kolla dhe gulçimi më parë ishin tre simptomat e vetme të listuara nga CDC. Lista e re e pasqyron disa nga kushtet që mjekët kanë hasur gjatë trajtimit të pacientëve me COVID-19.
Simptoma të tjera në listën e re të CDC janë ethet, lëkundje të përsëritura me të dridhura, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe humbje të shijes ose aromës.
CDC thotë se njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse kanë probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks, konfuzion etj.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethe, kollë i thatë dhe lodhje. Po ashtu rendit si simptoma të mundshme diarrenë, skuqjet e lëkurës, skuqja e syve dhe lodhja.
Shumë njerëz që janë infektuar me koronavirusin e ri kurrë nuk kanë ndier simptoma. Shumë të tjerë përjetojnë vetëm simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë që pastrohen në dy deri në tre javë. Shumica dërmuese shërohen.
Tek të rriturit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, të tilla si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës dhe mushkërive, diabeti ose kanceri, koronavirusi i ri mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë dhe vdekjen./Motilokal.com
