Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, në një telekonferencë për media ka deklaruar se pandemia e koronavirusit të ri është shumë larg mbarimit.
Adhanom shprehu shqetësimin për tendencat në rritje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe në disa vende të Azisë.
"Rastet dhe vdekjet në këto vende nuk raportohen të gjitha, për shkak të kapaciteteve të ulëta të testimit", tha Tedros.
Ai foli edhe për akuzuat e presidentit Trump se është e përqendruar vetëm tek Kina.
"Ne nuk kemi asnjë mandat për t'i detyruar vendet të zbatojnë atë që ne këshillojmë", tha Tedros, duke shtuar se vendet vet duhet të vendosin nëse i zbatojnë ose i refuzojnë këshillat e OBSH-së.
"Ndoshta, për shembull, siç ju kujtohet, më 17 janar ne shpallëm nivelin më të lartë të urgjencës globale shkaku i COVID-19. Gjatë asaj kohe, kishte vetëm 82 raste jashtë Kinës. Asnjë rast në Amerikën Latine, asnjë rast në Afrikë. Vetëm dhjetë raste në Evropë. Nuk kishte vdekje në pjesën tjetër të botës. Bota duhet ta kishte dëgjuar me vëmendje OBSH-në. Secili vend mund të kishte zbatuar të gjitha masat e saj për shëndetin publik", deklaroi Tedros.
Ai po ashtu këshilloi të gjitha shtetet e botës që të zbatojnë një qasje gjithëpërfshirëse të shëndetit publik, duke zbuluar, testuar, kontaktuar dhe gjurmuar virusin.
"Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shumë punë për të bërë", u shpreh Tedros./Motilokal.com
