Përfundon projekti arkitekturor i ‘Qendrës multifunksionale shkencore të Kosovës’

Përfundon projekti arkitekturor i ‘Qendrës multifunksionale shkencore të Kosovës’

Qendra e parë operuese shkencore, për Arsim, Shkencë, Astronomi dhe Inovacion në Kosovë dhe më gjerë. Më e madhja dhe më modernia në Evropë.

Ky projekt është bashkëpunim i Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës - Komisioni i Astronomisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe shumë donatorë tjerë.

Kjo Qendër do të përmbajë laboratorë të përparuara Shkencore për Kimi, Fizikë, Biologji, Gjeologji…

Salla të Konferencave, Planetarium Modern, Teatër Digjital, Radar Meteorologjikë, Radioteleskopë, Observator i cila mund të përdoret për vizita arsimore nga shkollat, Fakultetet dhe qytetarët.

Kjo qendër do të ketë atraksione për vizitorët, ku mund të mësojnë më shumë rreth shkencës. Mund të përdoret gjithashtu për ekspozita, takime shkencore, seminare shkencore, lojëra inovative…

Për më shumë informata vizitoni në linkun më poshtë, ku dhe mund të kontriboni për realizimin e këtij projekti gjigant./Motilokal.com