Një tërmet me magnitudë 3.3 shkallë rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), rreth orës 22:15 me epiqendër Dërvenin, Fushë-Krujë, rreth 27 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në veriperëndim të Vorës.
Lëkundjet e tërmetit janë ndierë shumë në zonën e Tiranës. Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo të lënduar./Motilokal.com
