Boçëbora e mbretëreshës Ollgë, lulja e parë që çel në pranverë në ‘Malin e Dajtit’

Boçëbora e mbretëreshës Ollgë, lulja e parë që çel në pranverë në ‘Malin e Dajtit’

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Tiranë (ADZM) ka publikuar pamje nga Boçëbora e mbretëreshës Ollgë që është një nga lulet e para që çelin në pranverë në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”

Boçëbora e mbretëreshës Ollgë është nga lulet e para që çelin në pranverë në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit” dhe shpesh krijon lëndina të mbuluara me të bardhë në zonat ku gjendet si specie.

Sipas ADZM-së kjo lule gjendet në disa nga zonat natyrore me tipike dhe me vlera të larta të biodiversitetit si në Qafën e Qershisë, Shkallën e Tujanit, faqet perëndimore të Malit me Gropa.

Boçëbora bën pjesë në familjen: Amaryllidaceae; Emri Shkencor: Galanthus nivalis; Statusi: Pothuaj e kërcënuar, sipas Listës së Kuqe të IUCN./Motilokal.com

Image may contain: plant, flower, nature and outdoor