Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë dhe të paguajnë ujin e pijshëm.
Ujësjellësi “Prishtina”, bën të ditur se niveli me ujë të pijshëm në liqenin e Batllavës sot është 627.64 metra mbi nivelin e detit ose 8.36 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 639.80 metra mbi nivelin e detit ose 10.05 metra nën nivelin maksimal.
Njoftimi i plotë i Ujësjellësit “Prishtina”:
Duke kërkuar nga ju që ujin e pijshëm të shpenzoni në mënyrë racionale, ju njoftojmë me gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën e kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin e kaperderdhjes!
Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale.
Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë!
Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton!
Integrimi gjinor / përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit!
Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit!
Uji i shfrytëzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Prishtinës duhet të KURSEHET dhe PAGUHET!/Motilokal.com
