Komuniteti shkencor ka dënuar teoritë konspirative që pretendojnë se teknologjia 5G ndihmon në transmetimin e koronavirusit. Një lajm i tillë qarkullon prej kohësh tashmë nëpër rrjete sociale, ku nuk mundojnë video e postime të shpërndara me mijëra herë.
Por shkencëtarët thonë se ideja e lidhjes me COVID-19 dhe 5G-së është absolutisht e pavërtetë dhe biologjikisht e pamundur. Madje krerët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe i kanë cilësuar këto teori konspirative si “lloji më i keq i lajmeve të rreme”.
Shumë prej postimeve të shpërndara pretendojnë se 5G-ja, e cila përdoret në rrjetin e telefonave celulare dhe mbështetet tek sinjalet e valëve elektromagnetike është në një mënyrë në tjetrën përgjegjëse për koronavirusin. Këto teori duket se dolën fillimisht në Facebook, në fund të Janarit, rreth të njëjtës kohë kur u raportuan rastet e para në SHBA.
Një pretendim është se 5G mund të dobësojë sistemin imunitar duke bërë që njerëzit të jenë më të predispozuar për të kapur virusin. Teoria tjetër sugjeron se virusi mund të transmetohet, në një mënyrë apo një tjetër, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë 5G.
Një fakt tjetër se rrjeti 5G nuk ka fare lidhje me përhapjen e koronavirusit, e dëshmon deklarata e Organizatës Botërore e Shëndetësisë, që kanë bërë të ditur se mijëra raste me COVID-19 janë konfirmuar nëpër Afrikë.
OBSH thotë se viruset nuk udhëtojnë në valët e radiove apo telefonave.
Sipas OBSH-së COVID-19 po përhapet në shumë vende që nuk kanë rrjet telefoni 5G.
“COVID-19 përhapet nëpërmjet spërklave kur një person i infektuar kollitet, teshtitet apo flet. Njerëzit gjithashtu mund të infektohen duke prekur fillimisht sipërfaqe të ndotura e më pas sytë, gojën ose hundën”, njofton OBSH./Motilokal.com
