Vdes edhe një pacient me koronavirus - shkon në 20 numri i viktimave në Kosovë

Vdes edhe një pacient me koronavirus - shkon në 20 numri i viktimave në Kosovë

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25.04.2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

Sipas njoftimit të Klinikës Infektive pacientja është spitalizuar në këtë klinik me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje./Motilokal.com