Të shohësh kandil deti të bukur duke notuar paqësisht në ujërat pothuajse të kthjellëta në kanalet e Venecias do të kishte qenë një pamje e paimagjinueshme vetëm disa javë më parë, por ndalesa globale e krijuar nga koronavirus tani e ka bërë të mundur.
Biologu Andrew Mangoni filmoi e këtë vizitor elegant në qytetin italian afër sheshit të Shën Markut, një zonë që normalisht përshkohet me turistët.
Që kur Italia vendosi ndalimi për të parandaluar përhapjen e Covid-19, kanalet në Venecia janë pastruar duke lejuar që jeta ujore të jetë e dukshme nga sipërfaqja.
"Unë arrita ta filmoj një kandil deti që me të vërtetë po notonte vetëm disa inç nën sipërfaqen e ujit", tha Mangoni për CNN.
Zyrtarët në qytet thonë se ujërat më të kthjellë nuk janë një tregues i më pak ndotjes. Rënia e anijeve që lundrojnë nëpër kanale ka bërë që gjallesat nën ujore të shihen. Ndotja e ajrit është ulur sidoqoftë.
Destinacionet në të gjithë botën kanë pësuar ndryshime të pranisë së zvogëluar të njerëzve. Kështu, shihen kangurët, dhitë…në qytete…duke eksploruar rrugët e shkreta, ndërsa arinjtë argëtohen në parqe boshe kombëtare./Motilokal.com
