SHBA goditet nga tornadot, së paku 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur [Foto]

SHBA goditet nga tornadot, së paku 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur [Foto]

Pemë dhe linjat e energjisë u rrënuan, ku disa ndërtesa u dëmtuan në të paktën katër shtete pasi tornadot dhe stuhitë vazhduan të godasin të enjten Jugun e SHBA-ve, një ditë pasi 7 persona humbën jetë në të gjithë rajonin.

Stuhia arriti të enjten nga Misisipi në Florida, ku Zyra e Sherifit të Qarkut Okaloosa tha se disa pemë ishin shkulur pasi një tornado fort goditi këtë pjesë. Kishte gjithashtu raportime për dëmtimin të disa ndërtesave në zonë. Pemë të shkulura u raportuan gjithashtu edhe në Tallahassee.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan mbeturinat dhe dëmtimet në Panama City të Floridës.

Përmbytja u raportuan edhe në Charleston, ku më shumë se 5 inç ra shi të enjten, duke mbyllur disa rrugë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se “tornadoja më e rrezikshme” që goditi qytetin e Onalaska dhe pjesë të tjera të qarqeve Polk dhe San Jacinto në Teksas u formua rreth orës 18:00 sipas orës lokale./Motilokal.com

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image