43 pacientë të shtrirë me koronavirus në QKUK, 5 prej tyre me oksigjenoterapi

43 pacientë të shtrirë me koronavirus në QKUK, 5 prej tyre me oksigjenoterapi

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se 43 pacientë të prekur me koronavirus janë të shtrirë në këtë klinikë.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:

43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor./Motilokal.com